Gallery

TYRBJA E KAPLLAN PASHËS, TIRANË


TYRBJA-E-KAPLLAN-PASHESTyrbja e Kapllan Pashës është monument kulture i kategorisë I-rë, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24.05.1948. Tyrbja e Kapllan Pashës, e cila ndodhet në qendër të Tiranës është ndërtuar në
fillim të shekullit XIX.

Ajo është ndërtuar me gurë të gdhendur, ka në plan formën tetëfaqëshe dhe përbëhet nga një arkadë mbi kolona që mbështetet mbi një bazament të ulët. Kolonat janë prej guri njëcopëshe, vendosen mbi bazamente guri dhe me kapitele me dekor bimor në sipërfaqe. Muri mbi arkadëmbaron i rrafshët me një kornizë dhe sot nuk ka çati mbi të, por mund të ketë pasur më parë.Tyrbja shquhet per elegancën e arkadës dhe punimin e detajeve.

By pasuriakulturoreshqiptare

Leave a comment