Gallery

Kalaja e Tepelenës


83_big

Kalaja e Tepelenës ndodhet në një pikë strategjike të rëndësishme ku krqyzohen rrugët që ndjekin luginën e Drinos që të çon në Gjirokastër e më tej në Janinë, atë të Vjosës që nga lindja të lidh me Këlcyrën, Përmetin dhe përtej me krahinat e Greqisë veriore, ndërsa nga perëndimi me një serë vendbanimesh të rëndësishme deri në zonën bregdetare të Adriatikut.

Kalaja e Tepelenës përmendet për herë të parë nga udhëtari turk Evlia Çelebiu në shek. e XVII. Sipas tij në Tepelen ekzistonte deri në shek. e XV një kështjellë bizantine, kur në vitin 1492 qenë grumbulluar kryengritësit shqiptarë dhe venedikas. Sulltan Bajaziti i II, gjatë fushatës së tij kundër Himarës e pushtoi kështjellën e shkatërroi atë dhe me materialin e saj ndërtoi një kështjellë të re.

Tepelena, vendlindja e Ali Pashës ishte një nga selitë më të preferuara të tij. Prandaj pak kohë pasi ai e shkëputi nga dora e Ibrahim Pashës, sundimtarit të Pashallëkut të Vlorës, filloi ndërtimin e një saraji të madh në qytetin e tij të lindjes, i cili përfundoi në vitet e para të shek. XIX., që ndodhej pranë kalasë turke të ndërtuar nga Bajaziti i II. Një mbishkrim në gjuhën greke mbi portën lindore të kalasë shënon si date të përfundimit të saj vitin 1819.

Kalaja_e_Tepelenës

 

Cili është statusi dhe gjendja e kalasë?

Kalaja e tepelenës është shpallur monument culture në vitin 1948.

Kryerja e punimeve të restaurimit ka qenë e vështirë në kala, pasi brenda saj ka ekzistuar prej kohësh një lagje e banuar.

keshtjella_e_ali_pashe_tepelen

Megjithatë midis viteve 1970-80 janë kryer punime të pakta por pothuajse të përvitëshme. Ato kanë konsistuar në gërmin e ambienteve të brendëshme që i mbështeteshin mureve të kalasë nga ana e brendëshme, veçanërisht nga veriu si dhe në konservimin e mureve të tyre. Në zbulimin e pjesëshëm të mureve të sarajt si dhe në restaurimin e ndonjë elementi arkitektonik, si frengjitë e tij. Që nga viti 1990 nuk janë kryer më punime konservimi në kala. Muret sidomos nga ana lindore rrezikohen t’iu bien veshjet e tyre me gurë të skuadruar.

By pasuriakulturoreshqiptare

Leave a comment